UBT News

Në Kosovë 57 mijë persona u vaksinuan kundër COVID-19

Pas një ditë pushimi, në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65-vjeç. Vetëm paraditen e së hënës nga kjo kategori janë vaksinuar mbi 200 persona. Në këtë qendër sot do të fillojë edhe vaksinimi i 500 personave nga stafi mjekësor që u vaksinuan në Kukës.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi tha se deri më tani 57 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19.

“Edhe sot po vazhdojmë vaksinimin e personave të moshës mbi 65 vjeç ku aktualisht deri në këto qaste qe ne po flasin kjo kategori është vaksinuar mbi 200 persona ndërsa sa i përket numrit në nivel vendi, 57 mijë të vaksinuar”, tha ai.

Stafi mjekësor të cilët dozën e parë të vaksinës COVID-19 e morën në Kukës, do të marrin sot dozën e dytë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Profesionistët shëndetësorë të cilët ishin vaksinuar me dozën e parë në Kukës do të fillojnë të marrin dozën e dytë sot në sallën “1 Tetori” edhe të gjithë profesionistët kanë të ndarë kohën me emër mbiemër dhe sipas regjionit po shpresojmë deri në orën 19:30 ku sot punojmë, këtë kontigjentin e parë prej rreth 300 profesionistësh t’i realizojmë me përfundimin e dozës së dytë”, tha ai. 

Ndryshe në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Exit mobile version