Në fshatin Korroticë të Epërme të Drenasit u vu gurëthemeli i mbikalimit të ri, ku morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Abrashi tha se me këtë veprim tregojnë edhe njëherë përkushtimin për të krijuar infrastrukturë rrugore të sigurt për të gjithë. Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që të punojë sipas planit dinamik, me qëllim që projekti të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë.
Në anën tjetër, Lladrovci shprehu mirënjohje dhe falënderim për vendimin e ministrit Abrashi, që t’u plotësojë banorëve këtë kërkesë të kamotshme.
Ministria e Infrastrukturës njofton se mbikalimi për këmbësorë në rrugën nacionale M9, përkatësisht në Drenas, kap vlerën rreth 130 mijë euro./UBTNews