UBT News

Në komunën e Prishtinës kanë filluar testimet rapide

Nga dje komuna e Prishtinës ka filluar testimin me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Sipas njoftimit të komunës, testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.

“Pa dyshim se ky lloj i testimit do të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë covid19 pozitiv duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit. Me këtë test qytetarët rezultatin e marin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt”, njofton komuna./UBTNews

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në…

Posted by Komuna e Prishtinës on Tuesday, December 22, 2020

Exit mobile version