UBT News

Në Komisionin Hetimor Parlamentar u shqyrtua kërkesa për shtyrjen e datës për intervistim të Berishajt

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka shqyrtuar kërkesën e Martin Berishajt, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj lexoi letrën që ia kishte adresuar ambasadori Berishaj, i cili ka deklaruar se për shkak të disa takimeve të caktuara më herët nuk mund të vinte për intervistim ditën e sotme. Ai si data kishte propozuar 29 dhe 30 nëntorin, por këto data u konsideruan të vona nga kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj, i cili tha se meqenëse mandati i këtij komisioni përfundon më 4 dhjetor, prandaj propozoi që deri më 20 nëntor të ketë mundesi ambsadori Berishaj për intervistim.

Ferat Shala nga PDK propozoi që Besim Imeri të ftohet për intervistim. Me propozimin e Shalës u pajtua edhe bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri duke thënë se ai është person kyç që ka nënshkruar tri memorandume prej të cilave kanë rezultuar me transfere 20 milionë euro.Por në mungesë të kourumit nuk mund të vendosej nëse Imeri do të mund të intervistohet të premten e ardhshme.

Exit mobile version