UBT News

Në Kinë protestohet kundër presidentit Xi para kongresit të partisë

Një protestë e rallë kundër presidentit Xi Jinping dhe kufizimeve të Kinës ndaj COVID-19 u zhvillua në Pekin, disa ditë para kongresit historik të Partisë Komuniste.

Në disa imazhe të publikuara shfaqen dy pankarta proteste në një urë në veriperëndim të qytetit. Por protesta është ndalur nga autoritetet kineze.

Në internet shpërtheu zemërim pas masave të rrepta të sigurisë dhe kufizimeve të vendosura për COVID-19.

Fotografitë dhe videot e protestës që kanë qarkulluar në internet shfaqin dy pankarta të mëdha të shpalosura në një urë në lagjen Haidian të Pekinit. Në njërën thuhej: “Jo test për Covid, ne duam të hamë. Nuk ka kufizime, duam liri. Jo gënjeshtra, duam dinjitet. Jo revolucion kulturor, ne duam reforma. Pa udhëheqës, duam vota. Duke mos qenë skllevër, ne mund të jemi qytetarë”./UBTNews/

Exit mobile version