Aplikacioni më i popullarizuar i komunikimit në Kinë, WeChat ka fshirë më shumë se dhjetëra llogari me përmbajtje rreth LGBT, që drejtoheshin nga studentë universitarë.
Pjesëtarë të LGBT i thanë Reuters-it se nuk kishin qasje në llogaritë e tyre, dhe më vonë e kuptuan se përmbajtjet e tyre janë fshirë.
WeChat ka dërguar paralajmërime se kanë shkelur rregullat, por nuk ka dhënë më shumë detaje, ka thënë udhëheqësja e një grupi për LGBT-në që nuk ka dashur të bëhet publike për shkak të frikës nga pushteti.
Nuk dihet ende nëse autoritetet kineze kanë urdhëruar një vendim të tillë, por erdhi në kohën kur partia në pushtet po synon të forcojë kontrollin politik dhe po përpiqet të heshtë grupe që mund ta kritikojnë atë./UBTNews