UBT News

“Ne kemi lirinë, na jepni krahët për ta mbrojtur atë”, Zelensky bën thirrje për avionë luftarakë

Ukraine's President Volodymyr Zelensky addresses British MPs in Westminster Hall, inside the Palace of Westminster, home to Britain's House of Commons and House of Lords in central London on February 8, 2023. - Ukraine's President Volodymyr Zelensky on Wednesday hailed Britain as "one of the first" countries to support Ukraine after Russia invaded, on his first visit to London since the war broke out nearly a year ago. (Photo by Stefan Rousseau / POOL / AFP) (Photo by STEFAN ROUSSEAU/POOL/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për aleatët perëndimorë që të dorëzojnë avionë luftarakë në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Rusisë.

“Ne kemi lirinë, na jepni krahët për ta mbrojtur atë”, tha ai, teksa i dhuroi një helmetë të një piloti luftarak ukrainas Kryetares së Dhomës së Komunave, Lindsay Hoyle.

Zelensky falënderoi personalisht ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, shkruan UBT News.

“Boris, i bashkove të tjerët kur dukej absolutisht, absolutisht e pamundur”, tha Zelensky. “Të faleminderit”.

“Ju, të gjithë ju, të gjithë treguat guximin dhe karakterin tuaj atëherë. Karakter të fortë britanik”, shtoi ai.

“Ju nuk keni kompromentuar Ukrainën dhe për rrjedhojë nuk keni kompromentuar idealet tuaja, dhe kështu nuk keni kompromentuar frymën e këtyre ishujve të mëdhenj. Faleminderit shumë”.

Ai falënderoi gjithashtu kryeministrin Rishi Sunak dhe mbretin Charles III për mbështetjen e tyre.

Ai poashtu shprehu mirënjohjen për Britaninë për furnizimin me tanke në Ukrainë dhe trajnimin e ushtarëve lidhur me përdorimin e tyre, raporton UBT News.

“Kjo do të na lejojë të bëjmë të keqen të tërhiqet plotësisht nga vendi ynë duke shkatërruar thellë përparimet e tij në territoret e pushtuara”, tha Zelensky.

“Unë nuk po flas vetëm për armë; ne dëshmuam së bashku se bota me të vërtetë i ndihmon ata që janë të guximshëm në mbrojtjen e lirisë, dhe kështu hap rrugën për një histori të re”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version