UBT News

Në Kataloni do të mbyllen restaurantet dhe baret

Të gjitha restaurantet dhe baret në regjionin e Katalonisë në Spanjë do të mbyllen për 15 ditë, duke filluar nga nesër, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritet njoftojnë se dyqanet dhe parqet do të punojnë me orar të kufizuar. Kjo vjen pasi rastet filluan të rriten në Spanjë.

Afërsisht 900 mijë raste janë raportuar në Spanjë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, duke e bërë vendin më të prekur nga COVID-19 në Evropë./UBTNews

Exit mobile version