Policia e Kosovës dje gjatë një patrullimi në fshatin Rokoqicë të Kamenicës, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë. Policia ke sekuestruar 270 kg mish të pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare në Kamenicë.
“Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews