UBT News

Në Kabash të Vitisë kapet një kamion me mallra të kontrabanduara

Në fshatin Kabash të Vitisë, të premten Policia e Kosovës ka kapur një kamion me mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale./UBTNews/

Exit mobile version