UBT News

“Ne jemi në prag të katastrofës humanitare”

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, rreth 2 mijë fëmijë kanë vdekur si pasojë e sulmeve hakmarrëse ajrore izraelite në Gaza, njoftoi Save the Children.

Duke folur për Sky News, drejtori i organizatës për territoret e pushtuara palestineze, Jason Lee, tha se një fëmijë vritet çdo 13 minuta.

“Ne jemi në prag të katastrofës humanitare. Është kritike që të ketë armëpushim”, tha ai.

Ai shpjegoi se si punëtorët humanitarë po përpiqen të hyjnë në rajon për të ofruar ndihma dhe se disa pjesëtarë të stafit gati kanë humbur shtëpitë e tyre dhe anëtarët e familjes./UBTNews/

Exit mobile version