Në qershor inflacioni në Itali ra në 6.4% nga 7.6% sa ishte në muajin maj, tha të hënën Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat).
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, duke cituar Istat, raportoi se rënia e qartë nga muaji në muaj vazhdon të ndikohet fuqishëm nga rënia e mprehtë e çmimeve të mallrave të energjisë.
Inflacioni neto i mallrave energjetike dhe ushqimeve të freskëta, gjithashtu pësoi rënie, nga 6% në maj në 5.6% në qershor.
Së fundmi, vazhdoi ngadalësimi i rritjes nga viti në vit i çmimeve të produkteve të blera më shpesh, duke shënuar 10.5% në qershor krahasuar me 11.2% në maj, 11.6% në prill dhe 12.6% në mars.