UBT News

Në Istog inaugurohet kompleksi memorial “Ibrahim Rugova”

Në komunën e Istogut është inaugurar sot kompleksi memorial “Ibrahim Rugova”. Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me të parin e kësaj komune, Haki Rugova dhe me vajzën e presidentit historik, Teuta Rugova, zbuluan shtatoren e presidentit historik.

“Kërkesa e kahmotshme e shqiptarëve të Kosovës për mëvetësi u legalizua pikërisht nga LDK-ja dhe kryetari i saj i parë, dr. Ibrahim Rugova. Lidhja me botën perëndimore, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera të NATO-s rezultoi vendimtare për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb më 1998 dhe 1999. Istogut sot po i kthehet simbolikisht në bronz djali i zgjedhur, të cilin ky qytet ia dha kombit, për ta shndërruar në prijës dhe burrështetas të parë të Republikës së Kosovës”, shkroi kryeministri Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version