Irani ka kufizuar qasjen në rrjetet sociale Instagram dhe WhatsApp mes protestave për vdekjen e një 22-vjeçareje në paraburgim, sipas banorëve dhe mbikëqyrësit të internetit NetBlocks.
Në të gjithë vendin u raportua për ndërprerje të konsiderueshme të internetit, dhe një nga operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare u ndërpre, duke lënë miliona iranianë jashtë linje.
Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini javën e kaluar, e cila po mbahej në paraburgim nga policia e moralit në Teheran për “veshje të papërshtatshme”, ka ngjallur reagim mbi çështjet sikurse liria në Republikën Islamike. Të paktën gjashtë protestues janë vrarë deri më tani, sipas mediave dhe zyrtarëve iranianë, si dhe një zyrtar policie dhe dy anëtarë të një milicie pro-qeveritare. Megjithatë, grupet aktiviste thonë se numri i të vdekurve është më i lartë./UBTNews/