Protestueset femra në Iran kanë qenë në ballë të përshkallëzimit të protestave në Iran dhe kanë djegur shamitë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit. Ajo vdiq në spital pas tri ditëve në koma.
Demonstratat kanë vazhduar për pesë net radhazi dhe janë zgjeruar në disa vende dhe qytete.
Amini u arrestua javën e kaluar në kryeqytet nga policia morale e Iranit. Ajo akuzohej për shkelje të ligjit sipas së cilit gratë duhet të mbulojnë flokët me hixhab ose shami dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.
U raportua se policët e kanë goditur atë me shkop dhe e kanë përplasur për automjeti./UBTNews/