Hungaria po nis me administrimin e dozës së katërt kundër COVID-19, deklaroi shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas.
“Çdonjëri mund të marrë dozën e katërt kundër COVID-19 pas konsultimeve me mjekun. Dekreti i Qeverisë në lidhje me këtë do të publikohet këtë javë”, deklaroi Gulyas.
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka shprehur dyshime për nevojën për dozën e katërt dhe tha se nuk ka të dhëna për të mbështetur këtë qasje pasi kërkon më shumë informacion mbi variantin e përhapur me shpejtësi. Kili dhe Izraeli kanë filluar tashmë me administrimin e dozës së katërt./UBTNews