Përfaqësuesit e një grupi kombesh që po punojnë së bashku për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë po takohen në Hagë pas thirrjeve të vazhdueshme që ata që janë përgjegjës për mizoritë të sillen para drejtësisë.
Takimi koordinues i të martës në agjencinë e bashkëpunimit gjyqësor të Bashkimit Evropian, Eurojust, i anëtarëve të një ekipi të përbashkët hetimor dhe prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, vjen ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase.
Pushtimi i Ukrainës nga Moska është dënuar gjerësisht. Forcat ruse akuzohen për vrasjen e civilëve në periferi të Kievit, në Bucha, si dhe për sulme të përsëritura në ifrastrukturën civile, përfshirë këtu spitalet dhe teatrin në qytetin e rrethuar të Mariupolit, që po përdorej si strehë nga qindra civilë.
Rusia insiston se trupat e saj nuk janë përgjegjëse për mizoritë./UBTNews/