UBT News

Në Hagë nis seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ka nisur seanca statusore mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Aktakuza i ngarkon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./UBTNews

Exit mobile version