Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan të enjten se gjashtë raste janë regjistruar me variantin “Mu” të COVID-19.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY), rastet u konfirmuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe në regjionet Argolida, Attiki dhe Ahaia.
Ndonëse varianti Delta po dominon në Greqi, shfaqja e këtij varianti po i shqetëson banorët atje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se po e monitoron situatën me këtë variant, që së pari u shfaq në Kolumbi në janar të vitit 2021. Tani është listuar si një nga pesë variantet e interesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./UBTNews