UBT News

Në Graçanicë u gjet i vdekur një burrë

Policia ka informuar se dje në fshatin Badovc i Ri në Graqanicë është gjetur i vdekur një burrë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi Policia.

Exit mobile version