Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i pikës së derivateve ka raportuar se ka hasur në dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohen janë të falsifikuara
Rasti ka ndodhur të enjten në Graçanicë, në ora 08:50.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kartëmonedhat i kanë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.