UBT News

Në Gjilan ka rënie të rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve

Në komunën e Gjilanit ka rënie të rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve me COVID-19. Kështu tha nënkryetari Arbër Ismajli në mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ismajli tregoi se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Numri total i të infektuarve në këtë komunë ka shkuar në 1 mijë e 15, 906 janë shëruar plotësisht dhe 44 kanë vdekur./UBTNews

Exit mobile version