UBT News

Në Gjilan janë 170 raste aktive me COVID-19

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 170 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli në mbledhjen e komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ismajli ka apeluar që të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19. Ai njoftoi, po ashtu se 120 mostra janë në pritje për rezultat, derisa ka shfaqur shpresën të mos ketë rritje të rasteve.

Që nga fillimi i pandemisë janë marrë 8 mijë e 802 mostra, 3 mijë e 305 raste rezultuan pozitive, 3 mijë e 32 janë shëruar, 103 kanë vdekur, 170 raste janë aktive, 28 persona me COVID-19 janë në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 120./UBTNews

Exit mobile version