Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 150 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë regjistruar 3 mijë e 680 raste pozitive me COVID-19 nga 11 mijë e 893 mostra, 3 mijë e 425 janë shëruar, 110 kanë vdekur, 150 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 persona dhe 389 mostra në pritje për rezultat./UBTNews