UBT News

Në Gjilan aktualisht janë 119 raste aktive me COVID-19

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 119 raste aktive me COVID-19. Kështu u tha në takimin e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nënkryetari Arbër Ismajli tha se ka një rritje të rasteve të infeksionit, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si thirrje për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3 mijë e 644 raste nga 11 mijë e 424 mostra të marra, 3 mijë e 606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version