Në Gjilan aktualisht janë 538 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.
“Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 5 mijë e 923 mostra, 2 mijë e 60 persona kanë rezultuar pozitiv në total, 1 mijë e 461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews