Në muajin dhjetor në Gjermani kanë vdekur më shumë se 10 mijë persona si pasojë e COVID-19. Instituti Robert Koch njoftoi të hënën se numri total i viktimave në muajin dhjetor ka shkuar në 10 mijë e 27.
Gjatë ditëve të fundit në Gjermani janë raportuar rreth 500 raste ditore të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe mbi 30 mijë të infektuar brenda ditës./UBTNews