UBT News

Në Gjermani katër persona rezultojnë pozitivë me variantin e ri, ndonëse ishin plotësisht të vaksinuar

Gjermani ka raportuar se katër persona të cilët kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri Omicron ishin plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit, përcjell UBT News.

Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar dhe që atëherë është përhapur në dhjetëra vende në mbarë botën. OBSH ka paralajmëruar se lloji i ri paraqet një rrezik global “shumë të lartë” dhe u ka kërkuar qeverive të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë.

Tre nga personat e infektuar në Gjermani u kthyen nga një udhëtim pune nga Afrika e Jugut më 26 nëntor dhe 27 nëntor respektivisht, dhe personi i katërt është anëtar i familjes së një prej të kthyerve, sipas zyrës së shëndetit publik në shtetin e Baden-Wuerttemberg.

Ndërsa Japonia u ka kërkuar linjave ajrore të ndalojnë rezervimet e reja të fluturimeve hyrëse për një muaj duke filluar nga 1 dhjetori për shkak të shqetësimeve të variantit të ri. Deri më tani Japonia ka raportuar dy raste të konfirmuara të variantit Omicron./UBTNews/

Exit mobile version