UBT News

Në Gjakovë një grua raporton dy burra për dhunim e sulm seksual

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gjakovë se është dhunuar dhe sulmuar seksualisht nga dy persona, në periudha të ndryshme kohore.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në kërkim policor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rrjedhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime.

Exit mobile version