Një i mitur e ka therur aksidentalisht shokun e tij. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur derisa ata ishin duke luajtur.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.