UBT News

Në Gjakovë asgjësohen 5 tonë produkte ushqimore dhe 150 kilogramë duhan

Në komunën e Gjakovës janë asgjësuar 5 mijë kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum, dhe 150 kilogramë duhan.

Sipas njoftimit të drejtorit Fazli Hoxha në Facebook, e gjithë kjo ka ardhur pas një bashkëpunimi mes inspektorëve me policinë e Gjakovës.

“Gjithashtu inspektorët e Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë kanë asgjësuar rreth 5000 kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum. Po ashtu, inspektorët kanë bërë edhe sekuestrimin e 474 litrave që përmbanin produkte ushqimore, të cilat ishin në treg për shitje pa i plotësuar kushtet e përcaktuara ligjore. Nuk do të ndalemi sa i përket inspektimeve, sepse synim kemi mbrojtjen e konsumatorit”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version