Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Gjakovë. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të njëjtit i është gjetur një pushkë 20-she dhe 15 fishekë.
“Me datën 13.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë, përmes rrugëve operative kishte pranuar informacion se i dyshuar A.I. banues në fshatin Babaj Bokës (i lindur në vitin 1999) shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bëtë të ditur se pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë ‘20-she’ me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatë.
Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.