UBT News

Në Fushë Kosovës arrestohet një e dyshuar pasi goditi me veturë një këmbësor

Në Raportin njëditor të Policisë së Kosovës raportohet se një grua është arrestuar, pasi e njëjta ka goditur me veturë një person si shkak i pakujdesisë.

Viktima ka pësuar lëndimi trupore, sipas Policisë.

Ndërsa, e dyshuar me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Vozitësja femër kosovare me veturë, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, sipas Raportit 24-orësh.

Exit mobile version