Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur ditën e hënë në komunën e Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gruaja e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj me kabllo.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews