Policia e Francës e ka bastisur sot shtëpinë e Ministrit të Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran, si pjesë e një hetimi për menaxhimin e pandemisë.
Ai është njëri ndër personat, përfshirë këtu edhe ish-ministra, që po hetohen për reagimin e tyre ndaj pandemisë. Në mesin e tyre është edhe kryeministri Edouard Philippe.
Bëhet e ditur se procedurat ligjore ende po vazhdojnë./UBTNews