UBT News

Në Finlandë raportohet një rast i variantit të ri të COVID-19

Finlanda është vendi i fundit që ka konfirmuar një rast të variantit të ri të COVID-19 që u identifikua së pari në Britani të Madhe.

Të hënën, zyrtarët konfirmuan se së paku një shtetas finlandez që u kthye nga Britania e Madhe rezultoi pozitiv në vikend. Bëhet e ditur se familjarët e tij janë në vetizolim.

Raste të këtij virusi u konfirmuan edhe në disa vende evropiane, madje edhe në Kanadë e Japoni./UBTNews

Exit mobile version