Policia sot informoi se një burrë u arrestua në Ferizaj për ngacmim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare”, u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.