Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person për dhunë në familje në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 25-vjeçari G.L, është përsëritës i dhunës në familje dhe dje kishte sulmuar vëllain e tij 21-vjeçar me inicialet A.L.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendimt të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar “sulm”./UBTNews/