UBT News

Në Evropë mbi 1 milion të vdekur nga COVID-19

Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se më shumë se 1 milion persona kanë vdekur nga COVID-19 në Evropë.

Drejtori i OBSh-së, Hans Kluge tha se situata është ‘serioze’, me më shumë se 1.6 milion raste të reja të raportuara çdo javë në këtë kontinent.

Pas shqetësimeve për mpiksje të gjakut, Kluge thotë se rreziku i mpiksjes së gjakut është më i madh te personat e infektuar sesa te personat që e marrin vaksinën AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version