UBT News

“Ne do të fitojmë”, thotë Zelensky në Ditën e Fitores

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky adresoi një fjalim në Ditën e Fitores. “Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe do të fitojmë”, deklaroi ai.

“Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën mbetën më shumë se tetë milionë ukrainas të vrarë. Shumë shpejt do të ketë dy Ditë Fitoreje në Ukrainë. Dhe dikush s’do të ketë asnjë”, deklaroi ai.

“Ne fituam atëherë. Do të fitojmë tash. Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin!”, deklaroi Zelensky./UBTNews/

Exit mobile version