UBT News

“Ne do ta mposhtim tërë botën perëndimore”, thotë gazetarja ruse

Kremlini është në luftë me NATO-n dhe e mposhti Ukrainën në “dy ose tri ditët e para” të luftës, thotë gazetarja ruse, Margarita Simonyan.

Në një klip që u shpërnda nga zyrtari ukrainas, Anton Gerashchenko, Simonyan iu tha panelistëve në televizionin rus se Kremlini do ta mposhtë Perëndimin.

Simonyan, e cila është kryeredaktore në organizatën mediatike RT, tha se disa njerëz e quajnë krizën në Ukrainë një “operacion ushtarak” dhe të tjerët “luftë”, por megjithatë tha se nuk sheh shumë diferencë mes dy definicioneve.

Ajo pohon se Ukraina “u mposht në dy ose tri ditët e para” të luftës dhe tani Rusia po i lufton vendet e NATO-s dhe ato që nuk janë shtete anëtare të NATO-s.

“Tani ka luftë me NATO-n në territorin e Ukrainës”, shtoi ajo.

“Vetëm mendoni, çfarë do të ndodhë nëse ne e fitojmë luftën? E them qëllimisht jo nëse fitojmë, them kur fitojmë sepse nuk dua të mendoj as për ‘nëse” dashtë Zoti”, tha ajo./UBTNews/

Exit mobile version