UBT News

​Në Ditën Ndërkombëtare, kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte nga ana e Serbisë është një krim i rëndë i cili nuk përshkruhet.

Haxhiu përmendi edhe veprimet qe kanë ndërmarrë si ministri e Drejtësisë.

Është një krim i rëndë, një mjet lufte që Serbia e ka përdorur gjatë periudhës së luftës dhe në këtë drejtim sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare është konsideruar që rreth 20 mijë persona janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Si qeveri që nga fillimi i mandatit kemi ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar krimet e luftës siç jeni në dijeni, qeveria e ka themeluar Institutin për Krimet e Luftës ku do të dokumentohen dhe identifikohen dhe hulumtohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve në Prokurori Speciale për adresimin e krimeve të luftës dhe kemi mundësuar gjykimin në mungesë duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se Kosova në nivel global jep një model të veçantë të reputacionit administrativ për të mbijetuarit.

Gusia bën thirrje për të gjithë liderët e botës qe të parandalohen dhunimet seksuale si mjet lufte.

Kosova jep një kontribut të veçantë kjo është një ditë ku respektojmë memorien kolektive për atë çka ka ndodh në Kosovë mbi 1 mijë e 700 të mbijetuara dhe të mbijetuar tashmë i është mohuar statusi i të mbijetuarve dhe Kosova në nivel global jep një model të veçantë të reputacionit administrativ për të mbijetuarat. Ngrit zërin për të gjitha ato dhunime seksuale që aktualisht janë duke u përdorur si mjet lufte në të gjitha vatrat e luftës në mbarë botën. Bëjmë thirrje të gjithë liderëve botëror për të parandaluar dhunimet seksuale si mjet lufte“, shtoi Gusia.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ani se bëri homazhe në parkun memorial “Heroinat”, nuk u prononcua për media për rreth shënimit të kësaj dite.

Exit mobile version