Përmbytjet e përhapura në Francën veriore dhe lindore kanë bërë që mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre të përmbytura nga uji, gjithashtu janë shembur rrugë dhe është bërë mbyllja e shkollave dhe ndërtesave publike.
Qeverinë ka shpallur gjendjen zyrtare të jashtëzakonshme në qindra qytete dhe fshatra.
Një fond urgjence prej 50 milionë euro është ndarë për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. 80 milionë euro të tjera po përdoren për të ndihmuar fermerët në zonat më të prekura, njoftoi të mërkurën ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau.
Shërbimi kombëtar i motit ‘Météo France’ tha se disa departamente janë në gatishmëri të lartë dhe parashikoi se situata mund të përkeqësohet gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore./The Guardian