Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC) në buletinin e nëntorit ka publikuar një artikull që i referohet rangimit të UBT-së në nivelin global në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi, vlerësuar nga Këshilli i Ekselencës Botërore nga organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë – EFQM.
Në buletinin e muajit nëntor të Këshillit të Investitorëve Evropian thuhet se UBT ka fituar çmimin global të EFQM për vitin 2022, si kontribuuesi kryesor i zhvillimit strategjik të Kosovës dhe rajonit, si dhe për arritjen e standardeve dhe menaxhimit të cilësisë, duke u renditur kështu krahas universiteteve prestigjioze botërore.
“UBT është një organizatë në rritje e cila për një kohë relativisht të shkurtër ka zhvilluar 24 fakultete, gjashtë kampuse në Kosovë dhe tre zyra në Evropë, nëntë institute, 15 qendra të ekspertizës dhe gjashtë zyra për kërkime, menaxhim të cilësisë, zhvillim të karrierës, marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe mbi 100 laboratorë”, theksohet në artikullin e publikuar në buletinin e EIC.
Njashtu në këtë artikull thuhet se duke punuar në një vend në zhvillim, ndikimi dhe dinamika e ndryshimeve në faktorët e jashtëm të mjedisit të biznesit kanë qenë gjërat më sfiduese në aktivitetet e UBT-së deri më tani.