UBT News

Në bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Është vendosur të mërkurën pllaka e klubit të lexuesve me emrin e Agon Musliut, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në fillim të pandemisë.

Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli tha se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë si komunë për ta nderuar emrin e tij.

“Sot nderohet biblioteka e Gjilanit dhe klubi i lexuesve. Agoni do të mbetet gjithmonë në mendje dhe në zemrat tona. Ai e humbi jetën gjatë kohës së pandemisë dhe ka qenë dhimbje për të gjithë ne. Tash e tutje ky klub do ta bart emrin e një engjëlli që sot nuk jeton me ne dhe do ta kujtojmë për jetë e mot”, tha Ismajli.

Babai i të ndjerit Agon Musliu, Naim Musliu e ka falënderuar kryetarin Haziri për përkujdesjen dhe nderin që ia ka bërë familjes Musliu me rastin e vendosjes së kësaj pllake.

“Le të shërbejë kjo pllakë si rreze dielli, si gur për rininë dhe për të ardhmen për çdo të ri shqiptar, anë e kënd botës”, tha Musliu.

I ndjeri Agon Musliu ishte njëri nga lexuesit më të pasionuar të bibliotekës së Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version