UBT News

Në Australi pitoni kafshoi dhe tërhoqi zvarrë një 5-vjeçar në pishinën e shtëpisë së tij

Një 5-vjeçar nga Australia ka mbijetuar pasi është kafshuar, shtrënguar dhe tërhequr zvarrë në një pishinë nga një piton rreth tri herë më i madh se ai.

5-vjeçari po notonte në pishinën e shtëpisë kur zvarraniku 3 metra i gjatë e sulmoi. Aty ndodhej babai dhe gjyshi i tij të cilët e tërhoqën pitonin nga pishina ku ndodheshin. Gjyshi i tij 76-vjeçar tha se u hodh në pishinë dhe e liroi djalin nga gjarpri për 15-20 sekonda.

Djali i vogël shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta, pasi i pastruan gjakun duke qenë se pitoni nuk ishte helmues.

Exit mobile version