UBT News

Në Arbanë të Prizrenit gjenden mbetje mortore të viktimës së luftës

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, njofton se në Arbanë të Prizrenit janë hasur mbetje mortore, potencialisht të personave të zhdukur.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti shprehet se gërmimet e filluara paradite kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) të minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të  Zhdukur.

Exit mobile version