UBT News

Në Angli gjenden monedha ari nën dyshemenë e kuzhinës

Pas renovimit të një shtëpie në Anglinë veriore janë gjetur monedha ari, të cilat mund kapin vlerën deri në 290 mijë dollarë në ankand muajin e ardhshëm.

Shtëpia e ankandit Spink & Son njofton se kjo është një prej rezervave më të mëdha të monedhave të arit të shekullit të 18-të që është zbuluar ndonjëherë në Britani.

Ndërsa po renovonin kuzhinën e tyre në korrik të vitit 2019, banorët zbuluan një filxhan prej balte nën beton dhe nën dërrasat e dyshemesë së shtëpisë së tyre në Ellerby, North Yorkshire.

Filxhani, që është jo më i madh sesa një kanaçe e pijeve, përmbante 260 monedha ari që datojnë nga viti 1910 deri në vitin 1727./UBTNews/

Exit mobile version