UBT News

Në Angli ëmbëlsirat me kanabis po iu shiten fëmijëve në rrjete sociale

Ëmbëlsirat me kanabis të ambalazhuara sikurse Haribo dhe Skittles po u shiten dhe po promovohen gjerësisht në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, raporton Sky News.

Këto xhirime tregojnë se si një tregtar në Telegram po promovon ëmbëlsirat me kanabis të cilat janë ambalazhuar me marka të falsifikuara.

Policia tha se paketimi i tyre i bën ato më atraktive për fëmijët. Së paku gjashtë fëmijë u dërguan në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira kanabisi. Njëri nga ta ishte vetëm 8-vjeçar.

Ka shqetësime se droga po përdoret për të joshur fëmijët në trafikimin e drogës përmes një sistemi të njohur si linjat e qarqeve. Forcat e policisë në lindje të Anglisë raportojnë se një e treta e personave të arrestuar janë nën moshën 18-vjeçare.

Ëmbëlsirat e kanabisit promovohen dhe shiten në mënyrë rutinore me drogën e klasës A, përfshirë heroinë, kokainë dhe LSD, si dhe sasi të mëdha të marihuanës.

Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë mediat sociale më të përdorura në Mbretërinë e Bashkuar: Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat. Ata po përdorin gjithashtu edhe Whatsappin dhe Telegramin. Madje ky i fundit duket të jetë platforma më e njohur për tregtarët për të ofruar çmime dhe për të filluar shitjet./UBTNews/

Exit mobile version