Ekspertë, profesorë dhe studentë të Fakultetit Menaxhimi i Patundshmërive në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, në “Global UBT Fest 2022”, do të organizojnë ligjërata tematike, diskutime dhe debate të ndryshme, si dhe punëtori rreth menaxhimit dhe vlerësimit të paluajtshmërive.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhimi i Patundshmërive në UBT, ka për synim që të tek studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të zhvillojë shkathtësitë dhe njohuritë e përgjithshme rreth menaxhimit dhe vlerësimit të paluajtshmërive, duke u përqendruar në qëndrueshmërinë e urbanizmit, gjegjësisht në urbanizmin e qëndrueshëm në Kosovë.
Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të jenë në gjendje të kuptojnë konceptin e menaxhimit të patundshmërive dhe ndërlidhjen e këtij koncepti me konceptin e qëndrueshmërisë, të kuptojnë faktorët që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive, si dhe të mësojnë dhe kuptojnë se cilat janë metodat kryesore të vlerësimit të paluajtshërmive.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022